Plagosi vëllain me thikë, arrestohet 61 vjeçari në Pustec

Plagosi me mjet të mprehtë vëllain e tij, kapet dhe ndalohet nga Policia autori i dyshuar i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, 20 qershor rreth orës 14:40, në ambientet e një lokali në fshatin Liqenas, Pustec.

Shtetasi Koçi Mitre rreth 61 vjeç për motive të dobëta, plagosi me thikë vëllain e tij, Pavllo Mitre 59 vjeç.

Gazetarja e Ora News, Iris Rezhda bën me dije se vëllezërit kanë qenë duke pirë alkool në tavolina të ndara nga njëri-tjetri.

Ata kanë debatuar derisa  Koci Mitre ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar të vellain duke e lënë të plagosur rendë. Burime nga spitali bëjnë me dije se i plagosuri momentalisht ndodhet në gjendje të stabilizuar, por po mbahet në kontroll në reanimacion.

Sipas informacioneve ai është goditur në kraharor dhe në shpatull dhe ka pësuar hemorragji të brendshme.

Vëllai i tij, Koçi Mitre është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.