Porto Nova në Zvërnec është kthyer në vendtakimin e udhëtarëve nga vende të ndryshme të Evropës
Porto Nova në Zvërnec është ndër plazhet e pakta të egra në Brigjet e Vlorës!
“Ky vend është i mrekullueshëm. Më pëlqen, E dua !”
Për shkak të pozicionit disi të izoluar, dhe qetësinë që ofron është kthyer në vendtakim për udhëtarë nga vende të ndryshme të Europës që në Shqipëri kërkojnë t'i gëzohen natyrës dhe qetësisë së munguar.
"Unë po bëj filmime në çdo vend që kam vizituar në Shqipëri, natyrë e mrekullueshme dhe njerëz të mirë. Jam për herë të dytë në Shqipëri dhe besoj se do të kthehem sërish këtu."
Larg plazhe të zhurmshme e hoteleve të luksit, një vend që mund ta shijojnë nga brenda një kamperi.
"Jemi nga Gjermania. Kemi një vit që udhëtojmë në vende të ndryshme dhe Shqipëria është ndalesa jonë e fundit.
Jemi vendosur në këtë plazh pasi qëllimi jonë është të qëndrojmë më shumë pranë natyrës së në hotele.”
Zona deri më tani i ka shpëtuar betonimit, por jo sëmundjes së vjetër pa shërim të ndotjes.
Faj i të gjithë atyre që kanë qenë aty më parë, por edhe i pushtetit vendor.
"Kam parë që pastrimi është problem. Kudo ka mbetje të ndryshme dhe xhama. E tmerrshme. Rrugën lëreni ashtu siç është."
Pasi kanë shëtitur një pjesë të Shqipërisë përmes një kamperi, disa thonë se turizmi është e ardhmja e këtij vendi, e si shpërblim për kënaqësinë që e kanë marrë ata vetë do ta rekomandojnë.
"Vendi juaj po përgatitet për turizmin dhe është i rëndësishëm për ekonominë. Mendoj se në 15 vite do të jeni njësoj si Spanja apo Italia."
"Do ta rekomandojë Shqipërinë pa dyshim."
