Rrëzohet nga pema, humb jetën 17-vjeçarja në Lushnjë

Mbrëmjen e sotme rreth orës 19:20 ka humbur jetën një 17 vjeçare me iniciale K.Q në fshatin Thanasaj të bashkisë Lushnjë.

17 vjeçarja ka qenë duke vjele  fiq dhe ka rënë  nga pema duke u dëmtuar rëndë.

Familjarët e kanë nisur në spitalin e Rrogozhinës.

Mjeket e Rrogozhinës e kanë nisur në drejtim të spitalit Durrës, por vajza ka ndërruar jetë rrugës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e shkakut të vdekjes së 17 vjeçares, ndërsa familjarët kanë hapur dyert e mortit.