Meta merr një dhuratë të çmuar në Tivar

Presidenti Ilir Meta gjatë një vizite që po zhvillon në Mal të Zi, është takuar në Tivar me Arqipeshkvin, Imzot Rrok Gjonlleshaj, nga i cili thotë se ka marrë një dhuratë të çmuar.

Zoti Meta shprehet se është përherë kënaqësi të takohet me Arqipeshkvin, Imzot Rrok Gjonlleshaj.

"Një rikthim i shumëpritur në Tivar, ku si përherë është kënaqësi të takohem dhe të bisedoj ngrohtësisht me Arqipeshkvin, Imzot Rrok Gjonlleshaj.

E vlerësoj dhuratën e tij, "Monografinë e Arqipeshkvisë së Tivarit", një botim voluminoz kushtuar njërës prej organizimeve kishtare më të vjetra në rajonin tonë, që mezi pres ta lexoj," shkruhet në postimin e Presidentit.