EURO 2020, Spanja nuk bind, ndalet përballë Lewandowskit
Një tjetër barazim për Spanjën në Grupin E të Kampionatit Europian. “La Roja” që vinte pas ndeshjes pa gola me Suedinë, u ndal në një tjetër barazim 1-1 me Poloninë në “La Cartuja”.
Ndryshe nga ndeshja e parë, skuadra e Luis Enriques sulmoi më shumë dhe krijoi raste dhe duhet pranuar që Alvaro Morata po kthehet në problem për rastet e humbura.
Sulmuesi i Juventusit gjeti golin në minutën e 25’ falë ndërhyrjes nga VAR pas një krosimi në zone që dyshohej se ishte pozicion të parregullt.
Polakët përgjigjen me Swiderskin me një gjuajtje që përfundon në shtyllë por nëse fati nuk i ndihmoi aty, në pjesën e dytë u buzëqesh me golin e Lewandowskit në 54’. Bomberi gjen golin e parë në këtë Europian teksa pak minuta më vonë vetëm 4’, Spanja fiton një penallti sërish me ndihmën e VAR.
Kësaj radhe, Moreno gjuan dhe e gabon por topi i kthyer për Moratën me portë bosh nuk shkon në rrjetë pasi sulmuesi e dërgon jashtë.
Minutat kalojnë dhe skuadrat përpiqen të mbrohen për të mos humbur edhe pikën që kanë dhe ndeshja në fund mbyllet me barazimin 1-1. Shumë pak për Spanjën me 2 pikë dhe pak për Poloninë me vetëm 1 pikë. Ndeshjet e fundit në grup do të jenë deçizive për ta.
