Rruga mban “peng” zonën turistike në Elbasan, transporti ende me kalë
Mes pyjeve dhe liqeneve, Funari është një prej zonave të cilësuara perla të natyrës në Elbasan. Por rruga e amortizuar dhe mungesa e investimeve po mban larg turistët dhe peng banorët e mbetur atje.
Pamjet në video tregojnë gjendjen e rrugës që të çon drejt zonës turistike të Funarit në Elbasan.
Kjo është gjendja në fshatin Letan.
Rruga, siç tregojnë banorët, u rikonstruktua 3 vite më parë, por cilësia e dobët e punimeve bëri që asfaltin ta marrin reshjet e dimrit.
Në disa pjesë të rrugës problem është edhe rrëshqitja e gurëve.
Në këtë situatë, banorët e kanë më të thjeshtë të përdorin kafshët e barrës për transport.
"Rrugë këmbësore me kalë."
Zona ka potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit, por investimet mungojnë.
Banorët thotë se të gjitha kanë mbetur vetëm premtime.
"100 premtime por asgjë."
Gropat dhe pluhuri të shoqërojnë përgjatë gjithë udhëtimit në aksin Elbasan-Letan-Funar, duke mbajtur kështu turistët larg dhe banorët peng.

