Vendparkimet në Tiranë u bënë korsi biçikletash, makinat "zaptojnë" rrugët për ndalesa
Shumë vende parkimi në Tiranë u sakrifikuan për të bërë të mundur hapjen e korsive të biçikletave por kjo ka shkaktuar probleme në shumë aspekte.
Drejtuesit e automjeteve tashmë parkojnë përbri korsive të biçikletave duke rikrijuar në njëfarë mënyrë vendet e parkimit, por duke bllokuar terësisht një nga korsitë e rrugëve të automjeteve.
Kjo situatë është pothuajse e përditshme ndërsa poliocia rrugore nuk ka arritur ti japë një zgjidhje fenomenit të përsëritur.
Qytetarët nga ana tjetër shprehen të revoltuar duke thënë se heqja e vendparkimeve u bë pa një studim të mirëfilltë.
"Babai i Europës" drejt shenjtërimit
20 Qershor, 10:54
Ata thonë se ndalimi në këto kushte është i detyrueshëm për shkak se kanë nevojë të marrin shërbime dhe produkte të bizneseve të zonës.
Të vetmit që dalin të kënaqur në këtë mes janë qytetarët që lëvizin me biçikletë, të cilët jo në pak raste u duhet të ndajnë korsinë me ata që ngasin motoçikleta, që edhe pse nuk lejohet ndodh vazhdimisht.
Në këtë mënyrë të gjithë duket se shkelin pak nga pak rregullat e qarkullimit rrugor duke e bërë lëvizjen në Tiranë një aktivitet vërtet kaotik.

