Trafik kanabisi përmes liqenit të Ohrit drejt Maqedonisë së Veriut, një i arrestuar, në kërkim i vëllai
Policia e Pogradecit ka goditur një rast të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut përmes liqenit të Ohrit.
Në pranga ka rënë 35-vjeçari Adrian Papajanis ndërsa është shpallur në kërkim i vëllai Fatjon Papajanis, 29 vjeç, të dy banues në fshatin Hudënisht.
"Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria, në drejtim të Maqedonisë së Veriut, duke përdorur kufirin liqenor të Ohrit. Falë veprimeve të mirëorganizuara, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit A. P., duke tentuar të trafikonte 1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me një varkë, dy motora uji tip "Yamaha", dy peshore elektronike, mjete të cilat përdoreshin nga dy vëllezërit në këtë veprimtari të paligjshme" njofton policia.
Mali i Zi, përshkallëzohet kriza qeveritare për shkak të Srebrenicës
20 Qershor, 08:34
Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" kryer në bashkëpunim.

