Pogradec, automjeti përplas fëmijën 11 vjeç, transportohet me urgjencë në Tiranë

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin Pogradec-Lin.

Një 45-vjeçar duke udhëtuar me makinën e tij ka aksidentuar një fëmijë 11-vjeçar, i cili për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore po transportohet drejt Tiranës.

''Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë vendit të quajtur "Guri i Kuq", shtetasi F. C., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Hyundai", ka aksidentuar këmbësorin J. H., 11 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.'' - njofton policia.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.