Rrafshohen ndërtesat e kisha në Kombinat, pastori dhe sipërmarrësit: Aksioni i paligjshëm, asnjë garanci nga Bashkia
Fadromat e IKMT-së të ndihmuara nga policët bashkiakë, rrafshuan në zonën e Kombinatit disa godina të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, përfshi dhe një kishe ungjillore. Përfaqësuesit e saj dhe sipërmarrës në zonë thanë se nuk kanë marrë asnjë njoftim për shembjen e as garanci për godina të reja nga bashkia e Tiranës.
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe forcat e policisë bashkiake nisën në zonën e Kombinatit në Tiranë aksionin për prishjen e ndërtesave të shpallura si pabanueshme nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Fadromat rrafshuan edhe kishën Ungjillore. Sekretari i Përgjithshëm i vëllazërisë dhe pastori, thanë se ndërhyrja është e paligjshme dhe se nga Bashkia nuk ka garanci për t’i kompensuar me një godinë tjetër.
"Ne kemi marrë vetëm njoftime me gojë, përfaqësues të bashkisë kanë paralajmëruar se pallati duhet të shembet dhe duhet të nxirrni gjërat përjashta. Është e papranueshme për komunitein ungjillor shqiptar, nëse prona e kishës do të prishet dhe nuk na jepet një ndërtesë tjetër.Thjesht na thuhet se nuk është parashikuar në ligj për të dëmshpërblyer komunitetet fetare.
Kisha ku kemi qenë 26 vite duke adhuruar Zotin dhe duke i shërbyer komunitetit tani vjen bashkia, qeveria, dhe na e shemb dhe nuk na dëmshpërblen fare. Nga momenti që ka rënë tërmeti i nëntorit si anëtarësi e kishës kemi vendosur për të lëvizur diku tjetër për sigurinë e besimtarëve. Kisha ka qenë e mbyllur si godinë, por e kemi përdorur për gjëra të ndryshme".
Kim Jong-un i gatshëm për ‘dialog dhe konfrontim’ me SHBA-të
18 Qershor, 10:08
Ndërkohë pronarët e disa bizneseve në zone u shprehën tejet të shqetësuar.
Thanë se shembja nuk ishte lajmëruar me asnjë njoftim zyrtar dhe shumë prej tyre ishin konfuzë me atë që po ndodhte.
"Jemi njoftuar para pak ditësh me fjalë goje por me udhër ekzekutimi jo. Kemi hedhur lekë dhe djersë. Duhet të kishim marrë një shkresë 5 ditë para. U kemi kërkuar inspektorëve të IMT të na japin shpjegime dhe urdhër ekzekutimi.
Kjo është jashtë çdo logjike. Janë biznese, nuk mund të vish sot dhe të thuash do të largohesh. Janë 6 subjekte gati këtu dhe kanë thënë se për bizneset nuk kemi marrë asgjë përsipër, do të shihet në një rimëkëmbje të dytë të ekonomisë. Ne kërkojmë të marrim dëmshpërblimin që na takon sipas vlerës së tregut, e kemi blerë objektin. Nuk na kanë dhënë asnjë lloj shprese.
"Na kanë njoftuar vetëm sot në mëngjes, ndërtesa është me xhama. Nuk kemi letër, as shpërblim. Bashkia ka thënë se mund të merrni një ndërtesë tjetër në një rimëkëmbje vendi.Ne jemi zhvendosur me qira.
Kërkojmë që bashkia të vlerësojë vendin, të japë kompensim qiraje. Ne e duam këtu pronën se këtu kemi investuar. Nuk na lejuan të heqim xhamat, u kërkuam 5 ditë leje dhe nuk na e dhanë. Jemi shumë të shqetsuar dhe zhgënjyer".

Në vendgjarje mbërritën dhe përfaqësuesit e Avokatit të Popullit të cilët premtuan mbështetjen e këtij institucioni për shqetësimet e banorëve.

