Trafiku i kokainës nga Ekuadori/ Apeli i GJKKO konfirmon 14 vite burg për Arbër Çekaj
Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për Arbër Çekaj duke e dënuar përfundimisht me 14 vite burg.
I akuzuar për trafikimin e 613 kg kokainë nga Ekuadori, Çekaj do të vuajë 14 vite burg.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi sot të lërë në fuqi vendimin e dhënë më 15 shtator 2020 nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që vendosi 21 vite burg per Çekajn, por që me gjykim të shkurtuar pasi pranoi akuzën, iu konvertua ne 14 vite.
Avokati, Maks Haxhia, në dalje të seancës i indinjuar u shpreh se “Gjykata dënoi një njeri pa asnjë provë”.
Për menaxherin e kompanisë ‘Arbri Garden’ Donaldo Lushaj mbeti në fuqi dënimi me 10 vite e 8 muaj burg. Ndërsa për shoferin Armando Pezaku 8 vite e 8 muaj. Si Lushaj dhe Pezaku përfituan nga gjykimi i shkurtuar.
Sipas prokurorisë trafiku i droges realizohej permes kompanise se Arber Cekaj, ‘Arbri Garden’ dhe kokaina e sekuestruar prej 613 kg ishte fshehur në kontenierët me banane. Ngarkesa u sekuestrua në Durrës në mars të vitit 2018.
