Zbulohet rinoceronti antik, specia e rrallë 21 ton ndër gjitarët më të mëdhenj në tokë

Shkencëtarët në Kinë kanë zbuluar një specie të re, rinoceronti antik të panjohur më parë. Krijesa konsiderohet ndër gjitarët më të mëdhenj në tokë dhe peshonte sa ekuivalenti i katër elefantëve të mëdhenj afrikanë.

Një specie e reallë rinoceronti antik, e konsideruar ndër gjitarët më të mëdhenj në tokë,  është zbuluar në Kinën veri-perëndimore.

Studiuesit thonë  se Linxiaense Paraceratherium, që jetoi rreth 26.5 milion vjet më parë, peshonte 21 ton - ekuivalenti i katër elefantëve të mëdhenj afrikanë.

Koka e krijesës pa brirë mund të arrinte 7m për të kullotur majë më majë, duke e bërë atë specien me qaftë më të gjatë se të një gjirafë. Gjetjet e reja u veçuan nga fosilet e zbuluara në Provincën Gansu.

Në një studim të botuar në revistën “Biologjia e Komunikimeve”, shkencëtarët thanë se analiza e fosileve - gjetur pranë fshatit Ëangjiachuan në 2015 - tregoi një specie krejtësisht të re që ishte ndryshe nga rinocerontët e njohur deri më tani.

Një kafkë dhe kockë nofulle e ruajtur plotësisht, për shembull, tregonte se kafsha kishte një kokë të hollë, dhe hundë  të ngjashme me atë të tapirit modern, sipas studimit të udhëhequr nga Dr Deng Tao i Institutit të Paleontologjisë Vertebrore në Pekin.

Ekipi i shkencëtarëve zbuloi gjithashtu se specia e re ishte e lidhur ngushtë me rinocerontët gjigantë që dikur jetonin në Pakistan, gjë që sugjeronte se ajo kishte udhëtuar nëpër Azinë Qendrore.

"Kushtet tropikale lejuan rinocerontin gjigand të kthehej në veri të Azisë Qendrore, duke nënkuptuar që rajoni Tibetan ende nuk ishte ngritur si një pllajë me lartësi të lartë", tha Prof Deng.