PD analizë dhe zgjedhje, Basha nis procesin e ristrukturimit të partisë

Pas rikonfirmimit për një mandat të tretë në krye të selisë blu, Lulzim Basha, do të fusë Partinë Demokratike në një proces të thellë reformimi. Kryesia thirri mbledhjen e Këshillit Kombëtar në 17 korrik për të parë mundësinë e ndryshimeve statutore por dhe për të zgjedhur Këshillin e ri Kombëtar.

Partia Demokratike nisi një proces të thellë reformimi të strukturave të saj.

Kryesia vendosi të mbledhë në 17 korrik Kuvendin Kombëtar, i cili do informohet për analizën e asaj që Partia Demorkatike e quan “masakër elektorale” në 25 prill, si dhe do të vlerësohet mundësia e ndryshimeve statutore.

Gjithashtu Kuvedi Kombëtar  do të zgjedhë edhe Këshillin e ri Kombëtar.

Këtij organi, mandati i përfundon vitin e ardhshëm, por duket se nevoja për riorganizim do të prekë këtë strukturë e më pas edhe kupolën drejtuese, duke nisur nga nënkryetrët dhe sekretarët.

Në mbledhjen e Kryesisë, Lulzim Basha, u tha demokratëve  se muajt e ardhshëm do të jenë të vrullshme për betejat që e pret Partinë Demokratike, ndërsa u ka kërkuar angazhim maksimal për  t’i shtrirë  dorën e bashkëpunimit çdo qytetari.

“Ne do ta forcojmë dhe thellojmë aleancën me njerëzit dhe grupet e interesit duke i përfshirë ata me shumë në vendimarrje”.

Antari i Kryesisë, Fatbardh Kadilli, i cili kërkoi të sfidojë Bashën në zgjedhjet për kryetar, e cilësoi procesin me rëndësi, ndërsa shpreson që  parimet që ai hodhi publikisht të përfshihen si diskutim e më pas në statut nga Kuvendi Kombëtar.

Kryesia e Partisë Demokratike miratoi edhe komisionin e përhershëm statutor , i përbërë nga Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, dy nënkryetarët Paloka e Spaho, dy kryetarët e organizatave partnere, Lidhja e Gruas dhe Forumi Rinor, Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi, si dhe anëtarët e Kryesisë, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Eno Bozdo dhe Grida Duma. 

PD analizë dhe zgjedhje, Basha nis procesin e ristrukturimit të

PD analizë dhe zgjedhje, Basha nis procesin e ristrukturimit të