Euro 2020: Punonjësi i sigurisë kërkon t'i kontrollojë Cristiano Ronaldo-s mjetin identifikues(Video)

Cristiano Ronaldo u befasua, kur një oficer i sigurisë në stadium i kërkoi  futbollistit portugez t’i tregonte identitetin e tij, para ndeshjes së Iberianëve me Hungarinë për Euro 2020.

Në  video, duket  punonjësi, i cili shkon pas Cristianos, duke e ndaluar atë për t'i kërkuar identitetin e tij, në fushën  'Puskas Arena' në Budapest.

Ronaldo, megjithëse i befasuar, tregoi kartonin dhe priti me durim që punonjësi të bënte punën e tij.