Zyrtare, Gattuso largohet nga Fiorentina pa e nisur ende sezonin

Tre javë, pak më shumë se tre javë zgjati aventura e Rino Gattusos në stolin e Fiorentinës. Duket e çuditshme po ta dëgjosh që në nivele të tilla si Seria A ndodhin situata si kjo mes klubit vjollcë dhe ish trajnerit te Napolit.

Ajo që ndodhi sipas mediave italiane është fakti që drejtuesit dhe trajneri patën përplasje të forta për merkaton dhe në mes ështe agjenti i famshëm Jorge Mendes i cili është edhe prokuror i trajnerit italian. Klubi vjollcë nuk e ka pëlqyer insistimin e Gattusos për të blerë lojtarë të ofruar vetëm nga Mendes e për më tepër kur cmimet ishin gjithmonë në rritje.

Dy rastet konkrete janë mesfushori i Portos, Sergio Oliveira dhe fantazisti i Valencias, Goncalo Guedes, te dy keta klientë të Jorge Mendes. Ashtu siç shkruajnë në shtyp, drejtuesit e Fiorentinës nuk e pelqenin lojën sipas tyre te Mendes që kërkonte më shumë para për kartonin e lojtarëve e gjithashtu Gattuso që nuk pranonte alternativa të tjera.

Duke parë tensionet, palët vendosën që në menyrë të dyanshme të ndërprisnin kontraten e firmosur e cila në fakt ende nuk është depozituar sepse sezoni i ri nis më 1 Korrik. Fiorentina tani po kërkon trajner të ri dhe emrat e mundshëm janë Ranieri, Rudi Garcia e Vincenzo Italiano.