Rama i shkon në shtëpi Nicolas Sarkozy: Me një mik special

Rama i shkon në shtëpi Nicolas Sarkozy: Me një mik special

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Francë ka zhvilluar një vizitë në shtëpinë e ish-Presidentit Nicolas Sarkozy.

Rama thotë se e ka mik special Sarkozynë teksa i ka shkuar në shtëpi këtij të fundit. Ai tregon se me të këshillohet për sfidat e Shqipërisë e rajonit në rrugën e zhvillimit ekonomik, social e integrimit në BE.

"Me një mik special në shtëpinë e tij në Paris, presidentin Nicolas Sarkozy, me të cilin kam privilegjin të këshillohem për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit europian," ka shkruar kryeministri në Facebook.