Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet 21-vjeçari në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2021, 19:29
Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi A. L., 21 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës ditën e sotme, 16 qershor ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D. Gj., 62 vjeç.
Si pasojë e aksidentit 62-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
