Rikonstruksim i kabinave elektrike/ OSHEE: Nesër do të ketë ndërprerje të energjisë në këto zona në Tiranë

OSHEE ka lajmëruar qytetarët e Tiranës përmes një njoftimi publik, se si pasojë e rikonstruksionit të kabinave elektrike, pritet që ditën e nesërme gjatë fashës orare 09:00-15:00, të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona. 

OSHEE bën me dije se nuk do të ketë drita tek zona pranë ish-tregut elektrik tek fusha “Ali Demi”, tek rruga “Taulantja”, si dhe në rrugën “Kole Popa”.

Njoftimi i plotë i OSHEE: 

Pershendetje/Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 17 qershor

Në kuadër të investimit për rikonstruksionin e kabinave, nesër 17 qershor do të stakohet energjia gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 në këto zona në Tiranë:

Zona pranë ish-tregut elektrik tek fusha “Ali Demi”, rruga “Taulantja”, rruga “Kole Popa”