"Pini ujë!" Cristiano Ronaldo i shpall 'luftë' Coca-Cola, sponsorit zyrtar të Euro 2020 (video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Qershor 2021, 14:40
Në konferencën për shtyp , futbollisti, Cristiano Ronaldo, ka larguar nga tryeza shishet e Coca-Cola, sponsorin zyrtar të Euro 2020 , duke këshilluar të pranishmit të konsumojnë ujë: Pini ujë, tha futbollisti në gjuhën portugeze.
36-vjeçari i fiksuar pas shëndetit më parë ka zbuluar se irritohet kur djali i tij pi pije me gaz, i zhvendosi dy shishet larg karriges së tij.
Ai më pas mori një shishe uji dhe e vendosi në tryezë për pjesën e mbetur të intervistës.