Conference Leauge, hidhet shorti i eventit të ri, ja rivalët e shqiptarëve
Këtë sezon, për herë të parë do të ketë një kompeticion të ri europian ku përveç Teutës, të gjithë ekipet e tjera të Superiores të kualifikuara do të luajnë në Conference league. Sot u hodh edhe shorti i raundi të parë eliminator për Conference League ku Partizani, Laçi e Vllaznia kanë praktikisht rivalë të kalueshëm.
Partizani do të përballet me Sfintul Gheorghe, ekip moldav shumë më i lehtë se të kuqtë dhe sfidën e parë skuadra e Dajës do ta luajë në transfertë teksa shmangu edhe një derbi shqiptar me Llapin që u shortua me KF Shkupin.
Laçi do të përballet me Podgoricën, një takim me fqinjët që janë realisht një ekip modest dhe me më pak traditë në Europë se kurbinasit teksa ndeshja e parë do të luhet në shtëpi.

Vllaznia sërish do të luajë me një ekip ballkanas ashtu si Laçi dhe pikërisht shorti e vuri përballë Siroki Brijeg, me sfidën e parë që do të luhet në Bosnje.

Ndërkohë ekipi Kosovar i Dritës do të luajë po ndaj një ekipi malazez si Deçiç dhe Struga ekipi tjetër shqiptar i Maqedonisë do të përballet me Liepajan, ekip letonez.
UEFA ka bërë të ditur se përballjet e para do të luhen më 8 Korrik ndërsa ndeshjet e kthimit një javë më vonë dhe si gjithmonë rregullat do të jenë 90 minuta dhe 30 të tjera shtesë nëse shkohet në barazim dhe 11-metërsha nëse nuk ka fitues.