Video/ Argjentina debuton me barazim ndaj Kilit, shkëlqen Paraguai
Nëse ka një ekip që është shndërruar mace e zezë për Argjentinën, është sigurisht Kili.
Në pak ditë, pas përballjes në eliminatoret e Botërorit, skuadra e drejtuar nga Lasarte i merr një tjetër barazim Messit me shokë në ndeshjen e parë debutuese për ta në Copa America.
Ishte Leo Messi që me një magji në 32', i jep avantazhin Argjentinës pas një ekzekutimi perfekt të një goditjeje dënimi ndërsa në pjesën e dytë mes shumë polemikave barazon Kili.
Në 54', Vidal fiton një penallti e cila akordohet me VAR pas shumë konsultimesh dhe po Vidal e humbet dhe fatmirësisht Vargas aty pranë e shtyn me kokë për ta cuar në rrjetë. 1-1 rezultati final, ndoshta më i drejti.
Në sfidën tjetër të Grupit A, Paraguai bëri më tê mirën teksa fitoi me përmbysje 3-1 ndaj Bolovisë në një ndeshje shume të hapur e të luftuar. Protagonisti i ndeshjes ishte Angel Romero me një dopietë e nuk munguan as kartonat e kuq dhe penalltitë e anuluara.
