"Do të shkoja me taksi për të parë ndeshjen" Si e parashikojnë taksistët Euro 2020
Ethet e Kampionatit Evropian të Futbollit kanë kapluar të gjithë tifozët e futbollit anembanë botës.
Gazetarit të sportit Altin Sulçe nuk kishte se si t'i shpëtonin pa pyetur për këtë temë edhe taksistët në rrugët e Tiranës.
Çfarë mendojnë ata për këtë kampionat futbolli dhe si po u duken ndeshjet deri më tani?
"Nga pak e shohim kampionatin. Mirë po luajnë jo keq. Unë për veta kam qenë me Holandës qysh në '78-tën."
"Shumë pak kohë kam për ta parë Futbollin, por kështu jam me italianin."
Sulçe: Po të thotë ndonjëri që të shkosh në det me taksi?
"Në mes të detit direkt."
"Unë e shoh kampionatin kur kam kohë. Jam tifoz italian."
Sulçe: Po të thotë ndonjëri që do të shkojmë në ndonjë vend evropian për të parë ndeshje, do të shkoje?
"Me gjithë qejf."
"Për mua Franca fiton këtë kampionat, se është ekip shumë i mirë."
"Italia e fiton kampionin këtë herë. Vetëm Belgjika është pak problem këtë vit."
