Eurogoli i Schick, Republika Çeke mposht 2- Skocinë në Grupin D
Ndeshja e dytë e Grupit D në EURO 2020 dhuroi emocione të forta. U ndeshën dy skuadra fizike si Skocia dhe Republika Çeke në "Hampden Park" me vendasit që përballë tifozëve të tyre u mposhtën 2-0.
Në një ndeshje të qetë në fakt ishin çekët që nisën të ngacmonin më shumë portën dhe në minutën e 45+1' gjejnë avantazhin ne Patrik Schick mw kokë pas një krosimi nga Coufal.
Avantazh i merituar duhet thënë ndërsa në pjesën e dytë Skocia nis të sulmojë për të barazpeshuar sfidën.
Por teksa ishin hedhur pothuajse të gjithë në sulm, në 52' vjen edhe eurogoli i Patrik Schick nga mesi i fushës, pothuajse 50 metra largësi.
Sulmuesi çek sapo merr topin nga gabimi i kundështarëve, me të kaluar vizën e mesit të fushës gjuan me të majtën teksa kishte parë edhe daljen e portierit Marshall, duke realizuar ndoshta golin më të bukur të Kampionatit Europian.
Të tronditur nga ky supergol, Skocia përpiqet dhe i afrohet golit me Lyndon Dukes në 62' e 67' por nuk ishte dita e tyre.
Përfundon 2-0 sfida dhe Republika Çeke, merr kryesimin në Grupin D me 3 pikë po aq sa Anglia por me golavarazh më të mirë.
