Korçë, 57-vjeçari i jep fund jetës me armë zjarri, dyshohet se vuante nga depresioni

Një 57-vjeçar i ka dhënë fund jetës në banesën e tij ditën e sotme në një lagje të Korçës.

Ai është vetëvrarë me armë zjarr në bodrumin e banesës dhe dyshohet se kurohej për probleme të depresionit.

"Më datë 15.06.2021, rreth orës 17:43, në lagjen nr. 16, Korçë, në bodrumin e banesës së tij, dyshohet të jetë vetëvrarë me armë zjarri shtetasi F. P., rreth 57 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dhe deklarimet e marra, dyshohet se ky shtetas kurohej për probleme të depresionit." - njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.