Laboratorë modernë, Manastirliu: Sistemi nga QSUT në spitalet rajonale

“Sistemi ri modern i laboratorëve të analizave, do shtrihet në të gjithë spitalet rajonale”. Premtimi vjen nga Ministrja e Shëndetësisë, e cila bashkë me Kryeministrin inspektuan punimet në QSUT.

Në QSUT po instalohet sistemi i ri ultramodern i laboratorëve të analizave. Kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Manastirliu, inspektuan punimet në këtë qendër.

"Janë 5 spitale në Tiranë, në të cilat ka filluar zbatimi i këtij partneriteti. Përveç spitaleve të Tiranës që janë spitale universitare, ka filluar dhe spitali i Fierit dhe Berati të zbatojë këtë projekt të ri. Brenda muajit korrik do të jetë spitali i Shkodrës, Elbasanit, Lezhës dhe Durrësit."

Ata premtuan se shërbimi do të shtrihet në territor me të njëjtën cilësi, si rrjet kombëtar i laboratorëve publikë shëndetësore.

Politikat e Partneritetit Publik Privat sipas Ministres do të lehtësojnë procesin e certifikimit të analizave të pacientëve.

Në përfundim të këtij projekti, sipas Ministres së Shëndetësisë synohet shtimi i gamës së analizave që do ofrohen në Qendra Shëndetësore që janë pjesë e këtij projekti.