Zjarrfikësja në "luftë" me zjarrin në Shëngjin, era po përhap flakët me shpejtësi
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 15 Qershor 2021, 21:00
Rëndohet situata e zjarrit, i cili ka përfshirë zonën e Kanllës në Shëngjin që prej mesditës së sotme, 15 qershor.
Forcat zjarrfikëse po luftojnë prej orësh me flakët por pa mundur të shuajnë zjarrin.
E gjithë zona është mbuluar nga tymi.
Ora News, bën me dije se djegia e disa mbeturinave, bëri që nga era e fortë flakët të përhapen me shpejtësi, duke dalë dhe jashtë kontrollit.

