KPA rikthen në KPK, Irma Ballin, ish-prokurorja do të hetohet për dy kriteret e tjera

Kolegji i Posaçëm i Apelit ka rikthyer vendimin për shkarkimin e ish-kryeprokurores së Apelit të Korçës, Irma Balli, duke kërkuar rivlerësimin e saj për rivlerësim për dy kriteret e tjera, integritetin dhe profesionalizimin. Ish-zyrtarja u shkarkua nga KPK vetëm për pasurinë, ndërsa KPA vlerësoi se Balli ka burime të ligjshme, ndërsa duhet të japë vlerësimin për dy kritetert e tjera.

Kolegji i Posacëm i Apelimit vendosi për herë të parë ti rikthejë KPK-së një zyrtar të sistemit të drejtësisë të shkarkuar për ta rivlerësuar për dy kriterët e tjera.

Bëhet fjalë për ish-drejtuesen e Apelit të Korçës, Irma Balli, e cila u shkarkua nga detyra në 19 shkurt 2019 , pasi u ngritën dyshime mbi deklarime të rreme dhe mungesë burimesh të ligjshme mbi pronësinë familjare të një pike karburanti në Korçë dhe një objekti me tri kate.

Komisioni ngriti dyshimin se Balli mund të kishte ndërhyrë në dokumentacionin tekniko-ligjor në ZVRPP Korçë për të mundësuar ndërtimin e objektit ku ajo zotëron ¼ pjesë takuese, ndryshe nga sa ishte parashikuar në lejen ndërtimore.

Rivlerësimi i saj u realizua vetëm për kriterin e pasurisë dhe drejtuesja e Apelit të Korçës u shkarkua.

Por prokurorja Balli iu drejtua KPA-së, e cila pasi shqyrtoi ankimin, pranoi provat e saj dhe e cilësoi të besueshme për kriterin e pasurisë.

Në këto kushte KPA e riktheu edhe njëherë KPK-së që prokurorja të vlerësohet edhe për dy kriteret e tjera dhe nëse rezulton e pastër atëherë do të rikthehet në detyrë.

Kjo është hera e parë që KPA merr një vendim të tillë për subjektet e shkarkuara, të cilat i janë drejtuar për ankimim shkallës së dytë.