Ndodh në Gjirokastër! I shoqëruari në komisariat nuk lejohet të komunikojë me avokatin mbrojtës
Një person i shoqëruar nga forcat e policisë, nuk lejohet të komunikojë me avokatin e tij mbrojtës.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë avokati Bernard Alik, përmes një prononcimi për mediat pasditen e sotme.
Para godinës së Komisariatit të Policisë avokati, ka shpjeguar arsyet e këtij veprimi që sipas tij është tërësisht i paligjshëm.
Ai është pajisur me një prokurë nga familjarët e të shoqëruarit për të vizituar dhe për të kontaktuar me klientin e tij, por që nuk është lejuar.
Më tej ai thotë se arsyet nuk janë bërë të ditura nga ana e oficerit të Policisë Kriminale Dhurim Cenko. Madje për këtë rast , avokati e lokalizon problemin duke akuzuar direkt oficerin e policisë.
“Jam zgjedhur me prokurë, nga një familjar i personit që është shoqëruar dhe ka disa orë në komisariatin e Gjirokastrës. Kam takuar oficerin e rojes dhe më ka komunikuar me oficerin e çështjes, Burim Cenko, i cili më tha se personi është i shoqëruar dhe kur të themi ne do vish. Kam paraqitur prokurën, dhe më tha se nuk lejohet. Nuk e di pse, nuk më ka ndodhur ndonjëherë një rast i tillë. Thjesht kërkoj që ta takojë. Është rasti i parë që më ndodh me këtë oficer.”- shprehet avokati Bernard Aliko.

