Soreca takohet me Bashën: Diskutuam situatën politike dhe procesin e integrimit në BE
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Qershor 2021, 18:31
Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca ka takuar kreun e PD-së, Lulzim Basha pas rizgjedhjes së tij në kreu të selisë blu.
Soreca shprehet se fokusi i diskutimit ishte situata aktuale politike në prag të legjislaturës së re që fillon shtatorin e ardhshëm si dhe integrimi në BE.
Soreca: Pas rizgjedhjes së tij si Kryetar i PD-së takova sot Lulzim Bashën për të diskutuar situatën aktuale politike në prag të legjislaturës së re që fillon shtatorin e ardhshëm, si dhe hapat e rëndësishëm të ardhshëm në procesin e integrimit në BE-së të Shqipërisë.

