Provimi i Matematikës/ QSHA publikon vendimin e marrë nga MASR për uljen e kufirit minimal të pikëve për çdo notë

Pas vendimit të djeshëm të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, i cili u bë i ditur nga Ministrja Evis Kushi, sot Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka publikuar në faqen e saj zyrtare këtë vendim për uljen e kufirit minimal të pikëve për çdo notë për testin e Matematikës në Maturën Shtetërore.

Siç shihet në vendimin e publikuar, bëhet e ditur se është ngritur një grup pune i pavarur për të analizuar me detaje çdo pyetje në provimin e maturës.

Po ashtu në vendim thuhet se do të merren në konsideratë kërkesa e maturantëve për uljen e kufirit minimal të pikëve për çdo notë, si dhe bëhet e situr se KMOSH, dhe strukturat vartëse të MASR do të përgatisin një analizë të thellë me qëllim identifikimin e te gjitha problematikave të mundshme gjatë procesit të maturës.

Provimi i Matematikës/ QSHA publikon vendimin e marrë nga MASR

Vendimi pas deklaratës së ministres së Arsimit Evis Kushi erdhi pas protestave të maturantëve për tezën e Matematikës me pretendimin se ishte i vështirë duke kërkuar ulje të pragut të pikëve.