Demalia: SPAK-u po përdoret për të goditur RTV Ora, të hetojë Ramën e politikanët me vila 1 mln €

Në një intervistë për Ora News, analisti Ilir Demalia u shpreh se drejtësia e njëanshme po përdoret për të mbyllur gojën një media në mënyrë të qëllimshme.

Sipas Demaliajt, sulmi kundrejt televizioneve RTV ORA dhe Ora News është jnë përdorim politik që po i bëhet kreut të SPAK-ut, Arben Kraja.

Demalia: Ka një vit që SPAK-u dhe qeveria merren me pasuritë e paligjshme dhe e kanë filluar me një media si Ora Neës. Nëse kanë fakte le të gjykojnë si gjithë të tjetër, por drejtësia e njëanshme për të mbyllur gojën një media në mënyrë të qëllimshme, që dihet se ka qenë kundër qeverisë dhe kryetarit të bashkisë, që ëhstë përfolur me mafia italiane duke pastruar paratë në Tiranë. SPAK-ut nuk ia paska zënë sytë një gjë e tillë, kreut të SPAK-ut. Z. Kraja ka qenë anëtar i komitetit qëndror të Ramiz Alisë. 30 vite shqipëria nuk gjeti një njeri që nuk isht ei lidhur me regjimin komunist, por gjeti Arben Krajën? Ky ëhstë jnë ushtar që përdoret dhe është përdorur nga të gjitha regjimet politike. Nuk besoj te drejtësia që vendoset nga ky.

Demalia shtoi se drejtësia duhet të fillojë me drejtuesit emediave që merren me ndërtime dhe me politikanët që kanë vjedhur pasurinë publike dhe kanë vilat nga 1 milionë euro.

Demalia: E të fillojë drejtësia nga drejtuesit e media që kanë bërë ndërtime. Nuk i sheh SPAK-u këto gjëra? Goditja të fillojë nga këta dhe nga fillon korrupsioni. Pse nuk shkon te njerëzit që jetojnë në vilat me 1 milionë? Me vilat që kanë në gjirin e Lalzit që i kanë zili edhe manjatët? Kjo ëhstë drejtësi selektive. Ylli Nroqin le ta marrin dhe ta cojnë ku të duan, por kur do të zhdukësh një media, kjo nuk është drejtësi. Drejtësia duhet të fillojë aty nga ëhstë qelbur peshku. Pse nuk shkojnë të shohin vilën e ramës që e ka në katund, se këta duan edhe pasuri. Këta janë mafie politike. Këta kanë marrë besimin e pasurinë e popullit duke abuzuar me paranë publike.