Genc Pollo fotografon fletën e votimit në zgjedhjet për kreun e PD-së dhe e nxjerr në Instagram
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2021, 18:58
Genc Pollo, ish-deputet i Partisë Demokratike ka fotografuar votën e tij në zgjedhjet për kreun e ri të PD-së ditën e sotme.
Pollo ishte votues në degën numër 2 të Partisë Demokratike në Tiranë dhe pas procesit të shënimit të votës së tij, ai ka fotografuar nga sipër votën e tij, por pa e treguar kandidatin që votoi.
Madje, pollo një foto të tillë e ka publikuar edhe në rrjetet sociale ku duket fleta është kthyer përmbys.

