Aksident në Korçë, plagoset një person, niset me urgjencë drejt spitalit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2021, 15:58
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional Korcë - Pogradec, në afërsi të fshatit Petrushë. Burime për Ora News, bëjnë me dije se një mjet ka përplasur një shtetas me biçikletë.
Mësohet se i dëmtuari po transportohet drejt spitalit të Korçës.
Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, ndërkohë policia ka arritur në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
