Zgjedhjet në PD / Mesazhet e Bashës dhe rivalëve: Nga përballja dalin rivalët më të fortë

Lulzim Basha por edhe rivalët e tij në garë, i shikojnë zgjedhjet në PD, si një moment që nuk ka të bëjë vetëm me këtë forcë politike. Pasi morën pjesë në votim, Basha, Shehaj, Kadilli e Harxhi Përcollën mesazhet e tyre për anëtarësinë, duke pohuar se rezultati do të ndikojë edhe zgjedhjet e ardhshme. Ndërkaq, Sali Berisha bëri thirrje për pjesëmarrje në proces ndërsa bujar nishani akuzoi  Lulzim Bashën për ndërhyrje në proces.

Kryetari në detyrë i PD Lulzim Basha theksoi se debati i lirë dhe konkurrenca janë vlerat e demokratëve. Pasi mori pjesë në votimin për drejtuesin e ardhshëm të selisë blu, Basha u shpreh se me të njëjtat vlera do të ndërtohet edhe përballja me regjimin e Edi Ramës.

“Këto janë vlerat tona, janë vlerat e demokracisë, janë vlerat e shprehjes së lirë, janë vlerat e konkurrencës dhe vlerat e debatit. Me këto vlera e kemi nisur betejën për ndryshimin, për Shqipërinë dhe për shqiptarët do ta çojmë deri në fund, deri në përmbysjen e regjimit Rama-Doshi.”- tha Basha. 

Agron Shehaj e sheh këtë proces, si vendimtar jo vetëm për drejtimin e ardhshëm të PD, por edhe për fatin e zgjedhjeve të ardhshme.

“Iu bëj thirrje demokratëve të shkojnë të votojnë me qetësi sepse sot nuk zgjedhin vetëm kryetarin e Bashkisë por vendosin  fatin për vitet e ardhshme”- tha ai. 

Edit harxhi e vuri theksin tek parregullsitë, duke pretenduar përgjysmimin e anëtarësisë me të drejtë vote

“Ka pasur problem, procesi është me problem shumë të mëdha, po ju them se anëtarësia është përgjysmuar. Në zonën e Devollit janë rreth 980 votues nga 2400 që kanë qenë në 2018.”

Fatbardh Kadilli e cilësoi garën për kreun e PD, si të pabarabartë, por tha se vlera e vërtetë që do ti vlejë pd-së është fryma me të cilën do të dalë nga zgjedhjet

“Është një garë që u mbyll siç i nis e pabarabartë por jam i lumtur që ndeza shkëndijën e parë të saj. Procesi i vërtetë është fryma që do të dalin nga ky proces. “- u shpreh ai. 

Ndërkaq ish kryetari i PD Sali Berisha pasi votoi në mesditë, u kërkoi të gjithë demokratëve të marrin pjesë në votim.

Një përgjigje Berisha e dha edhe për deklaratën ku nuk përjashton rikthimin në krye të PD,

“Unë jam konsistent në deklaratat e mia."

Ndërkaq ish-presidenti Bujar Nishani bëri akuza për parregullsi duke theksuar se Lulzim Basha, nuk ndihet i sigurt për rezultatin.

Ka pasur shumë sakrifica që nga dita e themelimit dhe deri sot. Gabojnë rëndë ata që mendojnë se mund ta marrin peng PD dhe ta bëjnë një forcë pa energji, fallso.

“Nuk ka pasur një garë të barabartë dhe të ndershme. Kandidatët e tjerë përballë kryetarit aktual nuk kanë pasur asnjë mundësi reale nga pikë[pamja organizative. Për fatin e keq disa përfaqësues në degët e PD-së, kanë refuzuar të zbatojnë vendimet e kryesisë.

Sot në Devoll nga 2000 anëtarë që ishte lista vetëm pak muaj më parë, sot lista ka përfunduar me 900 anëtarë. Kryetari në detyrë ka një frikë nga mungesa e mbështetjes reale. Përpiqet që së pari të reduktojë numrin e anëtarësisë duku u mbështetur te një grupim i caktuar njerëzish që vijnë dhe votojnë sy mbylluri.”