Gjana: Pjesëmarrja deri më tani 44%, fituesi do shpallet nesër
Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Partisë Demokratike, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se deri më tani pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 44%.
Më tej ai ka thënë se rezultati i zgjedhjeve do të dalë nesër jo më larg se paraditja."
"Numri i votuesve 33 mijë e 47 anëtarë ose 44%. Tirana ka 9 mijë e 821 anëtarë që kanë votuar. Në raport me 21 mijë anëtarë që ka Tirana, është 46%. Nuk kemi problem të tjera në vazhdim, në 3-4 orët e fundit s’ka pasur lëvizje të përfaqësuesve, nuk janë ndryshuar më. Dua t’ju bëj me dije dy verifikime që bëmë. Në Kombinat u paraqit, një me ‘Facebook’, na del një emër i njohur nga mediat investigative që ka shkuar të votojë me pajisje, është larguar.
Shpresoj mos shkojë në vend tjetër. Nuk është e vërtetë që ka pasur votime të shumëfishta në Vlorë, ka pasur vetëm në Sarandë. Kanë votuar mbi 19 mijë anëtarë. Në përgjithësi janë lejuar të votojnë.
Pjesëmarrja deri më tani është 44 %. Është e vërtetë që ka persona që nuk e kanë emrin të listë për shkaqe teknike. Nëse nuk rezulton emri në listë, kushdo voton me kartën e anëtarësisë. Ju kërkojmë ndjesë të gjithë atyre por janë lëvizje të paqëllimshme. Po të ishte e qëllimshme do t’i pengonim.
Nesër paradite shpallet fituesi. Në mëngjes apo jo, orë nuk ju jap dot, por nesër do të mësohet emri i fituesit,”

