Kujdeset i vetëm mes mjerimit për dy vajzat me autizëm, 38-vjeçari nga Kavaja bën thirrje për ndihmë

Mjerimi dhe skamja janë ulur këmbëkryq në familjen Gjoci në Kavajë.

Në këtë dhomë nuk gjen asnjë orendi shtëpiake veç thirrjes për ndihmë me shpresën se një ditë dhe kjo familje do të mund të buzëqesh.

"Këtu fle me frikë, vetëm gjarpërinj, bolla. Këtu flemë bashkë," thotë kryefamiljari.

Kryefamiljari Rexhep Gjoci prej 4 vitesh kujdeset për dy vajzat me autizëm.

Para 4 vitesh fatkeqësia i mbërtheu ku një sëmundje e rëndë i mori jetës zonjës së shtëpisë duke i lënë të vetëm.

"Trombozë në mushkëri, shumë e vështirë. Për kalamajtë të paktën," thotë ai.

Rexhepi 38 vjeç thotë se jeton vetëm me 105 mijë lekë të vjetra nga kempi i vajzës ndërsa vajza tjetër edhe pse e sëmurë nuk merr asnjë ndihmë.

Kujdeset i vetëm mes mjerimit për dy vajzat me autizëm,

"Kam nevojë për shumë gjëra," thotë 38-vjeçari.

thotë se nuk mund të punojë pasi nuk ka kush kujdeset për dy vajzat e tij të sëmura.

"Nuk punoj. E para s'kam ku i lë fëmijët, ku t'i çoj," thotë kryefamiljari.

E vetmja shpresë për Rexhepin janë njerëzit pasi nga bashkia Kavajë ndihet i zhgënjyer.

"Kryetarët e komunës më njohin mua dhe vetëm fjalë, asgjë tjetër. Unë ndihmë nuk kam pasur nga asnjë," thotë ai.

Shpresa e vetme e kësaj familje për të përcjellë apelin për ndihmë duket se ka mbetur media.

Kujdeset i vetëm mes mjerimit për dy vajzat me autizëm,