Zgjedhjet në PD, voton Shehaj: Demokratët vendosin sot fatin e zgjedhjeve të ardhshme
Agron Shehaj ka votuar selinë blu, në zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike.
Shehaj falënderoi mbështetësit dhe votuesit e tij ndërsa u bëri thirrje demokratëve që të votojnë me qetësi. Po ashtu, kandidati për kreun e PD theksoi se sot anëtarët e PD nuk zgjedhin thjesht kryetarin e ri të partisë, por vendosin fatin e zgjedhjeve të ardhshme.
Shehaj: "Falenderoj mbështetësit dhe vëzhguesit e mi në të gjithë Shqipërinë. I ftoj të gjithë demokratët që të votojnë me qetësi. Sot nuk zgjedhin vetëm kryetarin e ri të PD, por vendosin fatin e zgjedhjeve të ardhshme. Këto zgjedhje rrisin vlerat e Partisë Demokratike, por nëse standardi është i ulët ky proces mund të kthehet në një bumerang për PD. Është e rëndësishme se kush do fitojë nga kandidatët, por është akoma më e rëndësishme besueshmëria e PD.”
