Fier/ Përfshihet nga flakët banesa në lagjen "29 Nëntori"

Një banesë në lagjen “29 Nëntori” në Fier është përfshirë nga flakët.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se lagjia është e banuar dhe shtëpitë janë shumë pranë njëra-tjetrës.

Dyshohet se izoluesja e soletës ka shkaktuar zjarrin.

Mësohet se godina ka qene e banuar, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikëse.

Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar.