E lanë ndezur, shpërthen bombola e gazit në Tiranë, merr flakë banesa

Një banesë në rrugën ”Niko Avrami”, është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Policia bën me dije se zjarri ka rënë, në banesën private të shtetasit E. K,  pasi ka shpërthyer një bomulë gazi, e cila ishte lënë ndezur.

“Më datë 13.06.2021, rreth orës 18:10, në rrugën ”Niko Avrami”, si pasojë e lënies së bombulës së gazit ndezur ka rënë zjarr në banesën private të shtetasit E. K., ku ka dëme të vogla materiale.”- njofton policia e Tiranës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.