Sulm me armë/ Plagosen 13 persona, dy në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Teksas të SHBA, ku 13 persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 në zonën Sixth Street, ndërkohë dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Deri më tani nuk është raportuar asnjë viktimë dhe njëri nga autorët e ngjarjes është kapur ndërsa tjetri është në kërkim sipas një deklaratë të shefit të Departamentit të Policisë së Austin, Joseph Chaikon.

Policia po heton për shkaqet e ngjarjes dhe kapjen e autorit.