Tërmet i fortë lëkund Guatemalën, me madhësi 5.7 të shkallës Rihter

Një tërmet i fortë tronditi dje Guatemalën qendrore dhe jugore. 

Sipas Reuters, asnjë viktimë apo dëmtim nuk u raportua nga tërmeti, sipas zëdhënësit të Mbrojtjes Civile David de Leon.

Epiqendra u raportua në Oqeanin Paqësor , në një thellësi prej 23 kilometrash nga brigjet e Esquindla, tha zëdhënësi.

Tërmeti u ndje në pjesën jugore dhe qendrore të Guatemalës, duke tmerrur  shumë banorë.

Guatemala është goditur nga tërmete të forta në të kaluarën, pasi ndodhet mbi pllakat tektonike që kryqëzohen.