Pamjet shokuese! Shikoni si grabitet një “shtëpi bari”, përballja me armë e shufra hekuri
‘Shtëpitë e barit’ janë kthyer në një problem serioz në Britaninë e Madhe.
“Daily Mail” ka publikuar pamjet shokuese, ku një bandë shkon për të vjedhur sasi të konsiderueshme kanabisi.
Banda e përbërë prej 10 persona udhëtoi me disa makina që nga Londra për të vjedhur një sasi të madhe kanabisi në një banesë në Forest Fields, Nottingham.
Pamjet tronditëse kapin britmat e viktimës ndërsa ai u sulmua me armë ndërsa përpiqej t’i shpëtonte sulmit brutal.
Banda arriti të vidhte bimë kanabisi nga brenda shtëpisë dhe i ngarkoi ato në një automjet ndërsa policia u nis për në vendin e ngjarjes.
Ndërsa oficerët mbërritën, disa nga burrat braktisën automjetet e tyre dhe u përpoqën të iknin përpara se të arrestoheshin.
Të tjerët u ndaluan u arrestuan ndërsa iknin në autostradën M1 përsëri drejt Londrës.
