Trafiku ndalet në Mançester për disa sekonda për të kaluar rrugën... familja e patave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2021, 17:47
Shpesh trafiku ndalet për ngjarje të ndryshme, por këtë herë kanë qenë një familje patash ato që kanë ndalur për pak kohë trafikun në një rrugë të Mançesterit në Britaninë e Madhe.
Familja e patave ka qenë duke kaluar rrugën pa u shqetësuar për makinat që kalonin, ndërkohë këto të fundit kanë ndalur duke pritur që familja e lezetshme e patave të kalojnë.
Videoja e regjistruar në një autostradë të ngarkuar në Mançester është bërë virale në internet.