Vaji i anijeve ndot ujërat e Korsikës, rrezikohet ndotja e plazheve
Flota franceze ka dërguar dy anijet e veta për pastrimin e ujërave mesdhetarë afër Korsikës të ndotur nga vaji i një anijeje tregtare.
Anijet e pajisura me material kundër ndotjes dhe me staf të specializuar qarkuan një perimetër të gjerë rreth 800 metra nga ishulli francez dhe një tjetër njollë 3 km e gjysmë në lindje të tij.
Mendohet se vaji në det u zbraz nga një anije dhe po rrezikon përhapjen në një perimetër 40 kilometra drejt vijës bregdetare të Korsikës.
Ministrja franceze për Tranzicionin Ekologjik, Barbara Pompili, dhe ministrja për Detin, Anik Zhirardë, e denoncuan ngjarjen si krim mjedisor.

"Anijet po thithin sa më shumë vaj të munden që ai të mos përfundojë në plazhet tona ranore. Pompimi nuk po rezulton gjë e lehtë sepse njollat po lëvizin drejt jugut, me sa shohim."
"Kemi dalluar 21 anije në zonë. 10-12 prej tyre janë verifikuar dhe në verifikim e sipër janë edhe tri, ndërsa për anije e tjera presim informacione sapo të mbërrijnë në destinacion. E qartë është se nuk do dorëzohemi dhe ata kriminelë që e kanë kryer këtë shkarkim do trajtohen porsi kriminelët."
Xhandarmëria detare e Francës mësohet se ka hapur një hetim për shkarkimin e vajit të anijeve në ujërat lindorë të ishullit malor të Korsikës.
Katër këshilla për të patur nxirje perfekte këtë verë
13 Qershor, 08:26

