Bella Ciao / Izraelitët festojnë humbjen e Netanyahut

Me këngën "Bibi ciao", duke perifrazuar këngën e famshme të partizanëve italianë Bella Ciao, rreth 2,000 izraelitë u mblodhën në Jeruzalem mbrëmë për të festuar "fitoren", një ditë para fundit të pritshëm të mbretërimit të kryeministrit në ikje Benjamin Benjamin.

Rreth 20 metra larg rezidencës zyrtare, të ruajtur rreptësisht të kryeministrit, Ofir Robinski, që ka marrë pjesë në shumë demonstrata kundër Netanyahut, i njohur me pseudonimin "Bibi", nuk mund ta fshehte gëzimin e tij, informon BBC.

"Për ne, është një natë e madhe dhe nesër (sot e diel) do të jetë një ditë edhe më e madhe. Unë gati po qaj nga emocionet. Ne luftuam për të në mënyrë paqësore dhe dita po vjen," tha ai, duke mbajtur flamurin e Izraelit.

"Netanyahu donte vetëm të na ndante, por nesër do të jemi të bashkuar, të djathtë, të majtë dhe arabë," tha Robinski.

Për gati një vit, izraelitët kanë protestuar jashtë rezidencës zyrtare të kryeministrit në Rrugën Balfour në Jeruzalemin qendror, duke kërkuar rrëzimin e Benjamin Netanyahu, i cili po përballet me drejtësinë për korrupsion, përvetësim dhe shpërdorim të pushtetit.

Sipas kushteve të koalicionit, Bennett do të pasojë Netanyahu për dy vjet dhe më pas do të zëvendësohet nga qendra e djathtë Jair Lapid.

Në demonstratë morën pjesë rreth 2,000  qytetarë me dajre dhe bluza me parullën "Bibi Lekh" ("Netanyahu, jashtë!" në hebraisht.

"Ne jemi afër fundit të një periudhe të errët për Izraelin," tha Ram Samir, një protestues .