Të shtëna me armë në Teksas, 13 persona të plagosur, 2 në gjende kritike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Qershor 2021, 16:45
Të paktën 13 njerëz u plagosën gjatë të shtënave me armë në një qendër në Austin, Teksas herët të shtunën, 13 qershor tha policia, duke shtuar se personi i dyshuar për vrasje ishte ende i lirë.
Dy nga të plagosurit raportohet të jenë në një gjendje kritike, tha Shefi i Përkohshëm i Departamentit të Policisë së Austin, Joseph Chacon në një deklaratë.
“Nuk mund të them se nuk ka rrezik tjetër publik në këtë pikë sepse i dyshuari nuk është në paraburgim," tha Chacon.
Incidenti ndodhi rreth orës 01:30 të mëngjesit në zonën e "Rrugës së Gjashtë" dhe nuk ka raportime për persona të vdekur.
"Nuk është e qartë se cili ishte shkaku i kësaj ngjarjeje por policia ka njoftuar edhe forcat e FBI-së për terrorizëm," tha Chacon.
