E bija varros nënën në oborr, sepse nuk donte që t'ia merrnin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2021, 13:33
Një 43 vjeçare është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka varrosur nënën e saj 67 vjeçare në oborrin e shtëpisë, raportojnë mediat e huaja.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në SHBA.
Eshtrat e nënës u gjetën nga policia më datë 3 qershor, pas një njoftimi paralajmërues, se në shtëpinë e 43 vjeçares ndodhej një trup i pajetë.
Gjatë hetimit nga policia 43 vjeçarja, Melissa thuhet se ka pranuar se e varrosi mamanë e saj në oborrin e shtëpisë pasi e gjeti atë të vdekur në shtrat diku midis 31 majit dhe 1 qershorit.
Ajo shpjegoi se e bëri këtë sepse nuk donte që nëna e saj të merrej prej saj, ose t'i nënshtrohej një autopsie.
Melissa akuzohet për fshehjen dhe vdekjen e nënës.
Shkaku i vdekjes së 67 vjeçares nuk është përcaktuar ende.
Bella Ciao / Izraelitët festojnë humbjen e Netanyahut
13 Qershor, 09:16Njihuni me aksesorët më në trend për verën e 2021
13 Qershor, 08:53


