Denoncohet varfëria, protestat antiqeveritare në Kolumbi, mbi 60 të vrarë
Prej gjashtë javësh kolumbianët po protestojnë kundër qeverisë dhe policia e forcat ushtarake po ndërhyjnë për ta shuar revoltën e tyre.
Janë mbi 60 të vrarët që prej fundit të prillit kur nisi lëvizja qytetare, ndërsa grupet për të drejtat e njeriut kanë raportuar 200 raste të dhunës prej organeve të rendit, mbi 1,600 arrestime arbitrare, 25 raste ngacmimi seksual, mbi 65 persona kanë marrë dëmtime në sy dhe represionin e kanë duruar më tepër komunitetet indigjene.
Shkak për protestat u bë vendimi i presidentit Ivan Duke për të ndryshuar sistemin e taksimit kur vendi ndodhej në kulmin e pandemisë, pasi sistemi nuk po i përballonte dot skemat financiare për të varfrit, por në një kohë krize ekonomike dhe shëndetësore, qeveria propozoi në anën tjetër blerjen e 24 avionëve të luftës.
Protestat ndikuan që presidenti të tërhiqej nga vendimet dhe janë zëvendësuar të paktën 5 anëtarë të kabinetit qeveritar, por trazirat vijojnë.
"Vijnë gjithmonë me plumba, me autoblinda, duke qëlluar kuturu. Përplasjet më intensive janë në mëngjes rreth orës 2, 3. Neve na quajnë zombi sepse nuk flemë natën."
Katër këshilla për të patur nxirje perfekte këtë verë
13 Qershor, 08:26
"Kemi pasur një koktej Molotov të përsosur: pandeminë, varfërinë, përjashtimin social, trafik drogash, forcat guerilase dhe një reformë fiskale që nuk kemi si ta paguajmë kur e kemi kaq të vështirë të mbijetojmë prej çmimeve të larta."
Ekonomia duket se është shkaku i vërtetë që i ngriti në protestë qytetarët.
Pandemia e Covid-19 e izoloi ekonominë e vendit duke e tkurrur atë me rreth 7 për qind brenda vitit ndërkohë që shkalla e varfërisë u rrit me 42 për qind, në një vend ku sipas shifrave të vitit 2019, 60 për qind punojnë në kushte informaliteti.
Njihuni me aksesorët më në trend për verën e 2021
13 Qershor, 08:53


