Gjashtë të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Tiranë  kanë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

J. H., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit në mjetin të cilin e drejtonte pa lejen përkatëse, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi me lëndë narkotike kanabis;

O. B., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. S., 29 vjeç, pasi ka vjedhur biçikletën e shtetasit L. T. Gjithashtu ky shtetas dyshohet si autor i disa vjedhjeve të tjera në Qarkun e Tiranës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. M., 36 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Më datë 12.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit K. H., 28 vjeç, sepse dyshohet si autor i ngjarjes së ditës së djeshme për zjarr-vënien e mjetit në pronësi të shtetasit R. Gj., ku ka pasur vetëm dëme materiale. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më datë 12.06.2021, në fshatin Dritas, duke rregulluar shkarkimet e ujërave të çatisë, aksidetalisht ka rënë nga lartësia shtetasi A. B., 37 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.