Gara për kreun e PD-së, fluks votimesh në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2021, 10:15
Ditën e sotme po zhvillohen zgjedhjet për kreun e PD-së.
Gazetar i i Ora News, Mark Brunga informon se në Durrës momentalisht kanë votuar 550 anëtarë nga 2970 në total.
Nga fluksi i madh i votuesve janë krijuar radhë të gjata dhe mbingarkesë e mjediseve ku po votohet.
Në Durrës janë instaluar 6 kuti votimi.
Në garë për kreun e PD-së janë lideri aktual Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj.
